
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se mesfushori Casemiro do të largohet. Braziliani pritet ta vazhdojë karrierën e tij te Manchester United, me këta të fundit që pritet të paguajnë 70 milionë euro në arkat e madrilenëve.
Trajneri Ancelotti tregoi se kishte pasur një bisedë me mesfushorin dhe braziliani i ka bërë të ditur se dëshiron të provojë në aventurë të re.
Bisedova në mëngjes me Casemiro. Ai më tha se dëshironte të provonte një aventurë të re.
Unë dhe klubi e mirëkuptojmë, duhet ta respektojmë dëshirën e tij duke marrë parasysh atë që ka dhënë për Realin dhe trofetë që ka fituar këtu.
Klubet po negociojnë, lojtari dëshiron të largohet. Nëse ikën, ne kemi ende burim për ta zëvendësuar.



