
Napoli vazhdon me serinë e fitoreve në Serie A. Të besuarit e Spalletti morën një fitore me shumë vlera ditën e sotme, teksa mposhtën Atalantën në transfertë me rezultatin 1-3.
Pavarësisht mungesave të rëndësishme, si Osimhen apo Rrahmani, Napoli ia doli të triumfojë falë golave të Insigne, Politano dhe Elmas. Golin e vetëm për Atalantën e shënoi De Roon.
Me këtë fitore, Napoli i bashkohet Milanit në krye të renditjes me 66 pikë, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e 7-të me 51 pikë.
Në sfidat e tjera, Fiorentina mposhti minimalisht Empolin, ndërsa Udinese shkatërroi 5-1 Cagliarin.



