James Rodriguez nuk e mbajnë nervat në Katar, tenton të godasë arbitrin (VIDEO)

James Rodriguez nuk e mbajnë nervat në Katar, tenton të godasë arbitrin (VIDEO)

Aventura e James Rodrigues te Al Rayyan në Katar nuk po shkon edhe aq mirë. Pasi shënoi pak ditë më parë, ditën e djeshme, futbollisti kolumbian ishte sërish protagonist, por këtë herë për një episod aspak të këndshëm.

Në fundin e takimit, skuadra e Al Rayyan po humbte 2-1 ndaj Al Arabi dhe fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës. Megjithatë pavarësisht kësaj, James Rodriguez, proteston te arbitri dhe për këtë fillimisht ndëshkohet me karton të verdhë.

Por edhe pas kësaj, kolumbiani nuk i ndali protestat, aq sa e lanë nervat dhe për një moment iu vërsul arbitrit të ndeshjes për ta goditur, teksa u ndal nga shokët e ekipit.

Pas kësaj, gjyqtari i ndeshjes i dha edhe kartonin e dytë të verdhë mesfushorin, i cili u ndëshkua me të kuq dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy