
Java e 14-të në Abissnet Superiore premton spektakël, për shkak të përballjeve interesante mes pretendentëve.
Tirana pret në shtëpi Teutën, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Sfida do të luhet në “Air Albania” me fillim nga ora 19:45, ditën e diel, ndërsa klubi bardheblu ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë përballje.
Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Dinamos dhe Vllaznisë, e cila do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” në 19:45. Edhe klubi kryeqytetas ka zbuluar çmimet e biletave, për ata që duan ta shikojnë këtë sfidë në stadium.



