Zvicra shkatërroi me shifrat e thela 5-0 Bjellorusinë pak ditë më parë, në një ndeshje ku protagonist me një gol ishte edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Për këtë të fundit nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi luhej në Novi Sad të Serbisë, shtet ku shumë tifozë e urrejnë, për disa episode të së kaluarës, në përballjet ndaj kombëtares serbe.
Në një prononcim të dhënë, Xhaka zbuloi se nuk ishte një vendim i lehtë, por dëshira e tij ishte që ta luante atë ndeshje.
Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë.



