
Fillimi jo i mirë i sezonit ka shkaktuar dhimbje të forta koke tek drejtuesit dhe dyshime për të ardhmen e Diego Simeones në stolin e Atletico Madridit .
Argjentinasi konsiderohet traineri më i mirë i historisë së ‘’ Los Colchoneros ‘’ por kjo etapë nuk jep siguri për vijimësinë, sidomos pas eleminimit nga faza e grupeve të Champions Leagues.
Paraqitjet e kryeqytetasve deri në fund të sezonit do ta sqarojnë këtë situatë dhe një risi në këtë histori është se ekziston një klauzolë në kontratën e firmosur e cila e detyron ‘’ El Cholon ‘’ të negociojë përsëri me drejtuesit kundrejt reduktimit të pagës, pavarësisht se marrëveshja përfundon në 2024-tën.
Kalendari natyrisht nuk do të jetë aspak i lehtë për Atletico Madridin , ekip që do të ngushëllohet me pjesëmarrjen në Europa League por në rast se historia nuk do të ndryshojë , 52 vjeçari nga Buenos Aires rrezikon seriozisht largimin .
Në lidhje me vijimësinë, në kampin e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ është përfolur në shumë raste emri i Luis Enriques , trainer që do të provojë përsëri ndjesinë e të qënit pjesë e një Botërori , me kampionen e botës në 2010-tën dhe dy herë të Europës , respektivisht në 2008-tën dhe 2012-tën .



