Barazimi me Partizanin, Xhafa: E merituam, objektiv kemi ndeshjen e radhës

Barazimi me Partizanin, Xhafa: E merituam, objektiv kemi ndeshjen e radhës

Erzeni i ka surpriuzuar të gjithë këtë sezone, me rezultatet pozitive të arritura. Ditën e djeshme, shijakasit barazuan 3-3 ndaj Partizanit, me dy gola që u shënuan në minutat e fundit të takimit.

Në lidhje më këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli drejtori i përgjithshëm i Erzenit, Ervis Xhafa.

Ky i fundit u shpreh se skuadra e meritoi barazimin, ndërsa shtoi se objektiv është vetëm ndeshja e radhës.

Unë mendoj që kemi bërë një ndeshje me ritëm të jashtëzakonshme. Meritë er trajnerit Kapllani, skuadra po tregon formë të shkëlqyer nga java në javë. Ne nuk mund të japim tjetër mendimin nga TV. Ndaj Partizanit kishim dy mungesa. Këto pushimet nuk na bënë mirë. Partizani i shfrytëzoi mirë mundësitë që kishte. Ne besuam deri në fund dhe ia dolëm. Ishte një barazim i merituar, Zoti ishte me ne.

Objektivi i Erzenit është ndeshja e radhës me Laçin. Të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Laçi ka bërë shumë mirë në futbollin shqiptar. Jemi miq me presidentin e Laçit. Na kanë bërë krenarë me ndeshjet në Europë. Objektivi i radhës, është një ndeshje dinjitoze. Të prezantohemi sa më mirë në Laç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy