
Tek Atletico Madridi vijojnë përpjekjet e vazhdueshme të drejtuesve për tu përforcuar gjatë merkatos së janarit.
Kjo periudhë do të jetë shumë e rëndësishme, duke qenë se i paraprin fazës së dytë të sezonit.
‘’ Los Colchoneros ‘’ po vëzhgojnë me imtësi Omar Aldereten, lojtar i cili po bën mirë në rradhët e Getafes.
Për më tepër paraguajani është një opsion lehtësisht i përballueshëm nga xhepat e Enrique Cerezos, president i cili ka dhënë gjithmonë maksimumin për ekipin e zemrës.
Fakti i të qënit i drejtuar nga Diego Simeone sigurisht e avantazhon Atletico Madridin, pavarësisht se në sezonin aktual ka patur luhatje në të gjitha kompeticionet.
Për sa i përket 27 vjeçarit duhet theksuar se spikat për luftën në ajër, i cili avantazhohet nga shtatlartësia dhe aspekti fizik, komponentë që shpeshherë e kanë nxjerrë fitimitar, sidomos në duelet një kundra një.
Pas tre viteve tek ‘’ Los Azulones ‘’ dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ i janë hapur dhe nëse do të arrihet kjo marrëveshje, do të ishte një sukses për Omar Aldereten.
Si gjithmonë i ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’ aspiron për ta lartësuar emrin e Atletico Madridit dhe ndër vite i ka dhënë provat se mund të arrijë çdo objektiv.
11 ndeshjet e deritanishme me madrilenët e kanë përforcuar idenë e teknikut argjentinas se paraguajani është një element i cili mund ti ndihmojë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , në një repart në të cilin kanë spikatur gjithmonë për faktin e të qënit solidë.



