Është caktuar sot, një ditë pas shortit, kalendari i kualifikueseve të Kombëtares në Botërorin e 2022. FIFA vendosi që rrugëtimi i Shqipërisë të nisë me 25 mars të 2021 kundër Andorës në transfertë, ndërsa vetëm tre ditë më vonë do të luhet në shtëpinë tonë kudër Anglisë.
Kalendari i plotë.
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra
Sipas të gjithë specialistëve të futbollit Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë të kaloj fazën e kaulifikueseve me një grup ku ndodhen Anglia, Polonia, Hungaria, Andora dhe San Marino. Vetëm vendi i parë kualifikohet direkt, ndërsa i dyti bën play-of me 11 kombëtare të tjerë vetëm për 3 vende.



