Kaos në derbin grek, tifozët futen në fushë dhe godasin arbitrin italian

Kaos në derbin grek, tifozët futen në fushë dhe godasin arbitrin italian

Derbi në Greqi mes Olympiacos dhe AEK, u kthye në një arenë dhune në fund të takimit. Duke parë tensionin dhe rëndësinë e kësaj ndeshje, federata greke, kishte zgjedhur që drejtësi të vendosë arbitri italian, Davide Massa.

Kontestimet nuk munguan as për këtë të fundit, që e pësoi nga tifozët. Gjithçka agravoi te penalltia e akorduar për AEK-un, në minutën e 82-të.

Te Olympiacos nuk ishin dakord dhe protestuan ashpër, së bashku me presidentin, Evangelos Marinakis. Madje ky i fundit u bë protagonist në fund, duke futur topa në fushë dhe çka solli ndërprerjen e ndeshjes për pak minuta.

1 minutë para fundit, duke parë irritimin e tifozëve, arbitri Massa vendosi të mbyllë ndeshjes. Pas vërshëllimës së trefishtë, tifozët pushtuan fushën, ku nuk i kursyen goditjet ndaj arbitrit.

Gjyqtari në raportin e ndeshjes, të zbuluar nga SDNA, ka treguar edhe se çfarë ka ndodhur.

“E kam vonuar me 1 minutë fillimin e pjesës së dytë sepse ekipi mik ka hyrë me vonesë në fushë. Në minutën e 57′ e kam ndërprerë lojën sepse nuk ka pasur dukshmëri për kamerat VAR për shkak të tymit dhe pas 3 minutash ndeshja rifilloi normalisht. Në minutën e 90-të gjyqtari i 4-të tregoi 7 minuta kohë shtesë, por pas golit të tretë të skuadrës mysafire, disa objekte (shishe uji dhe topa plastike) u hodhën nga tribuna duke penguar. Në orën 90+6 vendosa ta mbyll ndeshjen, pasi kuptova se tifozët vendas mund të futeshin në fushë. Tifozët e vendasve hynë në fushë dhe u nisëm drejt në tunel. Aty kishte shumë njerëz dhe ndjeva një goditje tek organi gjenital, por nuk e dallova fajtorin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy