
Flamurtari arriti një kualifikim të rëndësishëm ditën e djeshme në Kupë, duke mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-4.
Të shumtë ishin edhe spektikët për rezultatin, duke parë diferencat e ekipeve. Për këtë, Flamirtari ka postuar foto të dëmtimeve të Oliveira dhe Licajt, duke ironizuar.
“Jo po x, jo po 2, jo po koefiçenti, jo po dhe 3 gola për 6 minuta”, shkruan Flamurtari në rrjetet sociale.
Në çerekfinale, Flamurtari do të përballet me Vllazninë, që eliminoi Pogradecin.



