
Prej disa javësh drejtuesit e Arsenalit janë fokusuar tek një çështje shumë e rëndësishme për të ardhmen .
‘’ Topchinjtë ‘’ pretendojnë të rinovojnë me William Saliban , i cili i ka dhënë qetësinë e duhur Mikel Artetas për sa i përket prapavijës.
21 vjeçari ka ndihmuar që kryeqytetasit të vijojnë kryesimin në Premier League dhe sipas ‘ TMW ‘ palët e përfshira janë mbledhur për ta arritur qëllimin.
Sipas parashikimeve , ishi i Marseilles do të vijojë eksperiencën në ‘’ Emirates ‘ deri në 30 qershorin e 2027-tës pasi ndihet i lumtur tek kryeqytetasit dhe ia ka shpërblyer besimin trainerit spanjoll me paraqitjet dinjitoze.
Interesi i disa klubeve nuk do të jetë pengesë për William Saliban, i cili në pak kohë i ka treguar numrit një të pankinës se është një ndër më të mirët në këtë pozicion.
Deri më tani ecuria e ‘’ The Gunnersave ‘’ meriton duartrokitje dhe duke iu referuar këtij fakti , bëhet i domosdoshëm qëndrimi i pikave më të forta të formacionit titullar.



