
Trajneri Ardi Behari, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se merkato e janarit do të jetë e varur edhe nga synimet që skuadrat kanë.
Në lidhje me Egnatian, ai tha se lëvizjet janë të mirëmenduara.
Merkato e këtij janari, do jetë e varur jo vetëm nga përbërja e skuadrës, por edhe për synimet që kanë. Skuadrat që pretendojnë titullin, do mbushin boshllëqet. Skuadrat e tjera, sigurisht që do bëjnë revolucion, siç ndodhi me Erzenin që largoi 8 lojtarë.
Tek Egnatia janë lëvizje të studiuara. Isgandarli dhe Paulauskas, nuk u vendosën që tani për shitje, por kanë muaj që pjnojnë. I kanë gjetur zëvendësuesit. Mbetet të shihet si do dalin. Këtu do duket zotësia e klubit.



