Zyrtarizohet transferimi/ Dybala mbetet në Itali, prezantohet te Roma

Zyrtarizohet transferimi/ Dybala mbetet në Itali, prezantohet te Roma

Merr fund telenovela e Paulo Dybala! I larguar nga Juventusi, fantazisti argjentinas, do të vazhdojë të jetë pjesë e Serie A.

Ditën e sotme, Dybala është zyrtarizuar te skuadra e Romës. Këta të fundit arritën ta bindin lojtarin, pasi ai ishte pa kontratë. Ndikim kishte edhe trajneri Mourinho, që e bindi futbollistin të transferohet në kryeqytet.

Prej kohësh thuhej se Dybala ishte pranë transferimit te Interi, por palët nuk arritën një marrëveshje përfundimtare dhe 28-vjeçari vendosi të transferohet te Roma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy