Tirana nuk ka vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin e Taulant Seferit, i cili u transferua në Ukrainë.
Ditën e sotme, klubi bardheblu ka zyrtarziuar afrimin e sulmuesit, Elvi Berisha. Ky i fundit vjen nga Skënderbeu, me të cilët luajti nga viti 2020.
Për Berishën, ky është një rikthim te Tirana, pasi ka dalë nga moshat e bardhebluve, ndërsa deri 5 sezone më parë, është aktivizuar edhe me ekipin e parë.



