Tjetër kandidat për portën e Chelseat

Tjetër kandidat për portën e Chelseat

Parashikohet se Chelsea do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ ende nuk po e gjejnë vetveten dhe performancat vijojnë të tregojnë se drejtuesit duhet të bëjnë më shumë gjatë kësaj periudhe.

Përforcimi i kuadratit të bardhë është një prioritet për kryeqytetasit dhe kandidati i rradhës për tu transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është Unai Simon.

Spanjolli vijon të shkëlqejë tek Athletic Bilbao por edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’  dhe sipas ‘ 90min ‘, Mauricio Pochettino e konsideron të duhurin për të ardhmen.

Eksperienca e 26 vjeçarit gjatë gjashtë sezoneve me vaskët e ka bindur ish trainerin e Tottenham Hotspurin, i cili po has vështirësi, pavarësisht se pronari Todd Boehly ka investuar fuqimisht për anglezët në dy sezonet e fundit.

Fatkeqësisht do të jetë sezoni i dytë rradhazi i Chelseat jashtë kompeticioneve europiane, një fakt që tregon se diçka nuk po shkon tek ish fituesit e Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy