
Fakti se mbetet një lojtar i pretenduar nga shumë skuadra të njohura europiane e ka detyruar kreun e presidencës se Tottenham Hotspur Daniel Levy për të marrë një vendim të menjëhershëm për golashënuesin Harry Kane . Manjati anglez i ka paraprirë ndonjë surprizë të mundshme të merkatos së verës me rritjen e klauzolës së sulmuesit të mirënjohur e cila kap shifrën e 200 milionë eurove.
Lajmi i raportuar nga ‘’ The Sun ‘’ lë të evidentohet se kandidatët si Manchester City , Manchester United dhe Real Madrid do ti kenë mundësitë të reduktuara në arritjen e këtij operacioni. Ashtu siç parashikohej , një hap i tillë pritej të ndodhte sepse në rast të kundërt do të konceptohej si një fuqizim për rivalet direkte , fakt që do të ishte një autogol i për direktivën kryeqytetase .
Me konkludimin e kësaj piste tre gjigandëve europiane nuk i mbetet gjë tjetër veçse ti ruajnë shpresat për Erling Haaland dhe Kylian Mbappe operacione gjithashtu shume të komplikuara për tu realizuar . Për më tepër një aspekt që parashikohet se do të ndikojë automatikisht në çështjet e lartpërmendura është pandemia e koronavirusit e cila mbetet një problematikë konstante për arkat e klubeve të famshëm në arenën europiane .
Nëse i referohemi eksperiencës së akumuluar sulmuesi i kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ mbetet favorit sepse e bën më tërheqëse figurën e tij pa lënë në harresë norvegjezin dhe francezin , potenciali i të cilëve është i padiskutueshëm . 27 golat e shënuara i paraprijnë totalit prej 215 të tillëve në 327 ndeshje deri në këtë pikë të karrierës , statistikë që nuk mund të anashkalohet lehtë nga klubet respektive që i kanë të qarta detyrat ne funksion të plotësimit të dëshirës së zjarrtë të tyre .



