Laporta sqaron gjithçka: Messi dëshironte të qëndronte, por fitojmë edhe pa Leon

Laporta sqaron gjithçka: Messi dëshironte të qëndronte, por fitojmë edhe pa Leon

Ditën e enjte, u zyrtarizua largimi i Leo Messit nga Barcelona, pas plot 21 viteve si pjesë e katalanasve. Për të sqaruar arsyet e këtij divorci, ditën e sotme ka dalë në një konferencë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Ky i fundit është shprehur se palët dëshironin të vazhdonin më tej bashkëpunimin, por kjo nuk u arrit dot, për shkak të kushteve të vendosura nga La Liga dhe problemeve financiare të Barcelonës.

“Numrat që ishin paraqitur pas auditimit, janë shumë më tepër sesa ato që na kishin thënë dhe ato që kishim parashikuar bazuar në shifrat zyrtare. Humbjet e parashikuara janë shumë të larta, borxhet e parashikuara janë të larta.

Për të qenë korrektë me fair-play financiar të LaLiga, ne duhej të pranonim një marrëveshje të La Liga që hipotekoi për gjysmë shekulli të drejtat televizive të një klubi me histori. Unë nuk mund ta lejoja kredinë e të drejtave televizive.

Rinovimi i Leos përfshinte pranimin e një operacioni që nuk është interesant për Barçën.  Dua të jetë i qartë fakti që Leo donte të qëndronte, edhe ne gjithashtu. Rregulli i La Liga mund të jetë më fleksibël, por kjo nuk është justifikim, sepse ne tashmë e dinim.

Arritëm një marrëveshje me Messin, por nuk na lejohet ta regjistrojmë atë në La Liga për shkak të diferencës së pagës. Unë mendoj se ne kemi bërë më të mirën për Barcelonën, edhe Leo vuri të gjitha lehtësitë e mundshme.

Messi lë një trashëgimi të shkëlqyer. Ai është lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit. Ka lënë shumë gëzime, do donim të vazhdonte magjia e tij, por i jemi mirënjohës përjetë për atë që dhuroi te Barcelona”, tha fillimisht Lapora.

Ai më tej hodhi poshtë të gjithë zërat, që thonë se ekziston ende mundësia që Messi të vazhdojë me katalanasit, duke thënë se kjo është e pamundur dhe nuk do të ndodhë.

“Nuk dua të krijoj shpresa të rreme. Ajo që është e sigurt është se lojtari ka oferta të tjera. Koha ishte e limituar, si për ne dhe për Leon. Gjithçka tregon se ky ‘fair-play financiar’ do të vazhdojë të jetë aktiv. Do donim që epoka post-Messi të niste pas dy vitesh, jo tani.

Ne të gjithë do donim të vazhdonim të shijonim magjitë e tij, por nuk ishte e mundur. Kontrata 5-vjeçare që i ofruam? La Liga na sugjeroi bindshëm se kjo kontratë mund të pranohej, por pas një analize ata na treguan se nuk ishte e mundur.

Fatkeqësisht, ne kemi marrë një trashëgimi katastrofike: pagat e Barcelonës përfaqësojnë 110% të fitimeve të klubit. Nuk kemi një kufi pagash dhe rregulloret e La Liga kalojnë përmes fair-play financiar, që përcakton kufijtë. Kjo është arsyeja pse ne nuk ishim në gjendje të respektonim marrëveshjen e arritur me Leo Messin.

Për fat të mirë ne kemi një institucion 122-vjeçar që është mbi çdo lojtar, madje edhe mbi lojtarin më të mirë në botë. Ne do t’i jemi mirënjohës përjetësisht, por klubi është akoma gjëja më e rëndësishme se të gjitha. Do vazhdojmë të fitojmë edhe pa Leon”, përfundoi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy