
Marash Kumbulla mund të largohet nga Roma në merkaton e verës. Mbrojtësi shqiptar, nuk ka pasur shumë hapësira nën drejtimin e Mourinho dhe kjo mund të bëjë që ai të ndryshojë ambient.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, trajneri Ivan Juric e pëlqen shumë Kumbullën dhe dëshiron ta ketë te Torino. Juric e ka drejtuar edhe te Hellas Verona mbrojtësin dhe dëshiron ta ketë sërish në urdhrat e tij.
Te Torino po provojnë ta marrin Kumbullën në formën e huazimit, pasi e kanë të pamundur ta blejnë, pasi Roma kërkon 20-25 milionë euro.



