Supersfidë angleze për Vinicius Junior

Supersfidë angleze për Vinicius Junior

 Situata e Vinicius Junior tek Real Madridi sa vjen edhe po vështirësohet.

Braziliani nuk e ka gjetur dot ende veten si titullar në skemat e Xabi Alonsos, i cili gjithashtu është drejt fundit të kontratës. 

Megjithatë, sulmuesi mbetet tejet cilësor, për të cilin do të zhvillohet një supersfidë në Premier League. 

25 vjeçari pretendohet nga Manchester City, Chelsea dhe Manchester United, tre kandidatë cilësorë në aspektin sportiv edhe në atë ekonomik. 

Shpejtësia dhe kapaciteti për të dribluar sidomos në zonat e ngushta i japin avantazhe Vinicius Juniorit gjatë sfidave i cili mund të përshtatet me lehtësi në kampionatin anglez. 

‘’ Qytetarët ‘’ pretendojnë të fuqizojnë me çdo kusht metrat e fundit dhe prezenca e golashënuesit mund ti japë rezultate në vijimësi. 

Edhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ synojnë të jenë edhe më të ashpër në ofensivë, të cilët drejtohen nga një trainer si Enzo Maresca, i cili e ka treguar se çfarë di të bëjë. 

Por s’duhen nënvlerësuar në asnjë mënyrë ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, një ndër më të pasurit e botës, edhe pse në anën sportive vijojnë të lënë për të dëshiruar. 

Kontrata e ekstremit përfundon në 2027-tën por ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

 Pritet një ofertë e bujshme nga skuadrat në fjalë, shtuar edhe faktin se drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me rinovimin e kontratës së yllit të ‘’ Seleçaos ‘’. 

Momentalisht spanjollët janë në dilemë sepse largimi i tij do ti përforconte ndjeshëm arkat por njëkohësisht do të humbnin terren në repartin e avancuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy