Cristiano Ronaldo drejt largimit

Cristiano Ronaldo drejt largimit

  Humbja në ‘’ Goodison Park ‘’ kundër Evertonit duket se ia ka vënë kapakun largimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester United .

Anglezët po shkojnë drejt një katastrofe me Ralf Rangnick dhe ndihen shumë të penduar pasi disfatat e gjermanit mund të rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Portugezi nuk e toleron këtë situatë dhe parashikohet se do të përshëndetet me ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ sepse pretendentët nuk mungojnë dhe 5 herë fituesi i ‘ Topit të Artë ‘ aspiron Champions Leaguen , turneu i preferuar i golashënuesit nga Madeira .

Kuptohet që Europa League as që llogaritet nga ‘’ Cr7 ‘’ sepse siç dihet botërisht e ka potencialin për të qenë ende kompetitiv ndër më të mirët  , rrugë që e ka vijuar gjatë shumë viteve dhe shpeshherë e ka finalizuar me suksese .

Ndoshta Erik ten Hag nuk do të jetë shumë i mërzitur me vendimin e ishi-t të Juventusit sepse është i ndërgjegjshëm se duhet të ndryshojë shumë gjëra tek Manchester United për ta rifutur në shinat e suksesit pavarësisht se do të jetë një proçes shumë i vështirë por kapaciteti i treguar tek Ajax Amsterdami , lë vend për entuziazëm sepse të shkosh deri në gjysëmfinale me një ekip kaq simpatik thekson se 52 vjeçari mund të ndryshojë ecurinë e ‘’ The Red Devilsave ‘’  .

Megjithatë duke qenë se 37 vjeçari po shijon vitet e fundit të karrierë ia redukton opsionet, ndër të cilat predominon Paris St Germain por në këtë aspekt nuk është asgjë e sigurtë sepse vijimi i Kylian Mbappes në ‘’ Parque de Prince ‘’ e anashkalon automatikisht  .

Gjithsesi s’duhet harruar se prej kohësh është përfolur një rikthim tek Sportingu Lisbonës në shenjë respekti për kontributin në rritjen e këtij lojtari që s’mendon gjë tjetër veçse suksesit të rradhës , mentalitet që e ka shëndërruar në një ndër më të mirët në këtë sport .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy