Roma , ofensivë për Abel Ruiz

Roma , ofensivë për Abel Ruiz

Gjatë eksperiencës me Bragën , Abel Ruiz është shëndërruar në një sulmues shumë të frikshëm , për të cilin tashmë është hedhur në sulm Roma. Sipas ‘ Sport ‘, spanjolli e ka impresionuar Jose Mourinhon dhe në ditët e mbetura të merkatos mund t’iu bashkohet ‘’ Verdhekuqve ‘’. Një kalim në ‘’ Olimpico ‘’ konsiderohet një mundësi e shkëlqyer për të bërë hapin e dëshiruar , ndoshta tek një ekip i cili me ‘’ The Special One ‘’ në stol ka mundur të thyejë akullin dhe të fitojë trofe, si përshembull Conference Leaguen në sezonin 2021-2022. 23 vjeçari është aktivizuar në kategoritë inferiore të Barcelonës e më pas udhëtoi drejt Portugalisë për të veshur fanellën e Bragës, skuadër me të cilën numëron katër sezone të zhvilluara. Duke iu referuar trainerit 60 vjeçar , duhet theksuar se kryeqytetasit kanë shumë avantazhe në lidhje me fitimin e trofeve , për arsye të eksperiencës, i cili ka lënë shenjë në çdo ekip që ka drejtuar , me përjashtim Tottenham Hotspurin. Sulmuesi i lindur në Valencia e finalizoi sezonin e shkuar me 12 gola dhe 51 sfida dhe interesi i një ndër trainerëve më të mire ne bote , pa dyshim rrit vlerat.</p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy