
Huazimi i Victor Osimhen nga Napoli tek Galatasaray u konsiderua ndër më të bujshmit gjatë verës së kaluar.
Nigeriani po e tregon edhe në Turqi se çfarë është i aftë të bëjë, i cili deri më tani numëron 26 gola në 30 sfida.
Kjo statistikë ia rrit automatikisht vlerat dhe tashmë në derë i kanë trokitur drejtuesit e Juventusit.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është një ndër ekipet më të suksesshëm, sidomos në Itali dhe traineri Thiago Motta e konsideron një vlerë të shtuar për metrat e fundit.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’, Dusan Vlahovic dhe Kolo Muani vijojnë të mos e bindin strategun e bardhezinvje dhe afrikani mund të vihet në dispozicion të ishi-t të Bolognas duke filluar nga sezoni vijues.
Mirëpo, referuar performancave të shkëlqyera vlera e kartonit është rritur ndjeshëm, momentalisht afro 75 milionë euro.
Përveç torinezëve, edhe Manchester United ka shfaqur interes, një rival i cili mund t’ia ndërlikojë arritjen e objektivit. Duhet kujtuar se Juventusi nuk është ai i dikurshmi, i cili bënte ligjin në Itali dhe referuar renditjes momentale në kampionat është i pesti, pas 29 sfidave.



