
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, komentoi fitoren e Argjentinës në finalen e Botërorit ndaj Francës. Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Tahiri tha se trajneri bëri zgjedhjen e duhur me Di Marian, ndërsa referuar lojës së keqe të Francës, u shpreh se e detyroi Argjentina të luante ashtu.
Tahiri deklaroi se Mbappe, u shfaq pas minutës së 75-të, kur lojtarët e Argjentinës kishin rënë fizikisht.
Trajneri i Argjentinës sot futi Di Marian dhe bëri një zgjedhje të duhur. Mbrojtësi i Francës ishte më i dobëti. Deri në minutën e 75, pashë një Francë që të gjitha dyluftimet i kishte të humbura. Argjentina e detyroi Francën për të qenë në atë gjendje. Pas dy golave, ndryshoi çdo gjë te Franca. Pas minutës së 90, në shtesa, të dy skuadrat ishin të barabarta. Trajneri i Argjentinës gaboi që i bëri aq vonë zëvendësimet, sepse lojtarët ishin shumë të rënduar pas asaj loje që bënë.
Kjo ndoshta ishte edhe strategji, sepse edhe në ndeshjet e kaluara, 70 minutat e lojës kanë qenë të mira dhe më pas kanë çeduar. Mbappe u pa pas minutës së 75, pas rënies së këtyre lojtarëve. Nuk mund të zëvendësosh dy lojtarë në minutën e 41, ndoshta e largon një dhe më pas në fillim të pjesës së dytë.



