
Interi mori një fitore të madhe ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e parë, me rezultatin 0-2. Një triumf i rëndësishëm për zikaltërit, që hedhin një hap të madh drejt finales.
Këtë të enjte, është zgjedhur edhe formacioni i javës në Champions League, pas dy gjysmëfinaleve të para.
Bie në sy dominimi i Interit, me plot nëntë lojtarë në formacion. Dy lojtarët e vetëm në formacion që nuk janë nga Interi, janë Vinicius Junior i Real Madrid dhe Kevin De Bruyne i Manchester City.
FORMACIONI: Andre Onana (Inter), Denzel Dumfries (Inter), Matteo Darmian (Inter), Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Federico Dimarco (Inter), Kevin de Bruyne (Man.City), Hakan Calhanoglu (Inter), Henrikh Mkhitaryan (Inter), Edin Dzeko (Inter), Vinicius Jr (Real Madrid)



