Tjetër fitore minimale, Tottenham mposht Watford dhe “fluturon” në krye (VIDEO)

Tjetër fitore minimale, Tottenham mposht Watford dhe “fluturon” në krye (VIDEO)

Tottenham merr fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe tashmë kryeson. Të besuarit e Espirito Santo kanë rrëmbyer fitoren e tretë 1-0, teksa ditën e sotme kanë mposhtur me rezultatin 1-0 Watfordin.

Ashtu si me Manchester City, edhe sfidën e sotme e vendosi koreani, Heung-Min Son. Ky i fundit shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 42-të, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij.

Me fitoren e sotme, Tottenham merr kryesimin e renditjes me 9 pikë, pas 3 javëve të para.

Ndërkohë Leeds United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Burnley, në një ndeshje që rrezikuan ta humbnin, pasi vendosën baraspeshën në minutën e 86-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy