
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Pas 45 minutave të para, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1. Dominim i kuqezinjve, që u shpërblye me një gol të Nedim Bajramit. Ky i fundit shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një asist të Jasir Asanit, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 20-të. Ndërkohë Cikalleshi humbi edhe një penallti në minutën e 32-të. Sulmuesi kavajas gjeti rrugën e rrjetës në fillim të ndeshjes, por u anulua për pozicion jashtë loje. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Shqipërisë, erdhi edhe goli i vendasve me autor Faero.



