
FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e përgjithshme të kombëtareve. Argjentina mban vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.
Vendi i katërt për Anglinë, që ndiqet nga Belgjika, Kroacia dhe Holanda. Portugalia është ngjitur në vendin e tetë, duke lënë pas Italinë dhe Spanjën.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, Shqipëria ngjitet me tre pozicione dhe renditet në vendin e 62-të, ndërsa Kosova zbret në vendin e 111-të.



