
Edhe pse e ka ngritur nivelin Mathijs De Light po kalon një periudhë të vështirë tek Juventusi . Hollandezi nuk e ka gjetur veten në skemat e Andrea Pirlos dhe po mendon seriozisht largimin nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ për të mos humbur kohë. Italia nuk ka rezultuar ajo e duhura për 21 vjeçarin i cili kohët e fundit ka menduar mirë të ardhmen e cila lidhet me largimin nga ‘’ Zonja e Vjetër ‘’. Sipas Esport3 qëndërmbrojtësi kërkon të lërë pas krahëve eksperiencën me ish kampionët e Scudettos për t’iu bashkuar Barcelonës por ky operacion parashikohet i ndërlikuar për arsyen e ekonomisë së ‘’ Blaugranëve ‘’ pavarësisht se gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë sidomos me rikthimin në presidencë të Joan Laportas .
Analiza e e kësaj situate të dërgon automatikisht tek ideja e ndonjë shkëmbimi të mundshëm ndërmjet ‘’ Los Cules ‘’ dhe Juventusit por këta të fundit nuk mendojnë ta largojnë ishin e Ajax Amsterdamit sepse kanë besimin se sezoni i ardhshëm do të rezultojë ndryshe për Mathijs De Light që ka shprehur në shume raste dëshirën e bashkimit me Frenkie De Jong . Por prapseprapë spanjollët do të jenë shumë të fokusuar tek ky lojtar sepse duan të riparojnë definitivisht mbrojtjen që mbetet pozicioni më i luhatur i tyre .
Siç dihet skuadrat e njohura sa vinë e fuqizohen dhe në sezonin vijues Ronald Koeman do të mundohet të luftojë me çdo mjet për të arritur tek suksesi .
Dëshira e Barcelonës është mëse e realizueshme sepse në të kaluarën ka treguar se mund të dominojë futbollin në çdo aspekt por për këtë objektiv duhen blerje cilësore.



