
Ish trajneri i londinezëve të Tottenham dhe Chelsea, Andre Villas-Boas është tërhequr në Peru nga Rrelly Dakar nga shkaku i një dëmtimi në shpinë.
Gjatë etapës së katërt të garës në San Juan de Macrona në Peru, Villas-Boas me automjetin e tij Toyota Hilux goditi një dunë ranore pas çka përfundoi në spital me dhimbje në shpinë.
Pas etapës së tretë, portugezi kishte një mbetje prapa liderit në kohë prej dy orë, 18 minuta dhe 50 sekonda.
Ish-trajneri i futbollit nuk ka pësuar eshtra të thyer, megjithatë është hospitalizuar për ekzaminime të mëtutjeshme.
Andre Villas-Boas nga futbolli u tërhoq në nëntor të vitit të kaluar, atëherë kur braktisi klubin kinez të Shanghait, bën me dije BBC.
Edicioni jubilar i garës së Rally Dakar, sfida më e madhe në dy dhe katër rrotë filloi të shtunën më 6 janar dhe përfundon më 20 janar në Argjentinë.
Edicioni i 40-të i Rally Dakar, i dhjeti jubilar në Amerikën e Jugut përsëri do të përshkojë Oqeanin Paqësor dhe dinet e Perusë, pas çka garuesit nisen drejtë Bolivisë dhe Argjentinës.



