
Sindrit Guri është lojtari më i ri i Prishtinës. Sulmuesi, do të vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës.
Futbollisti shkodran, iu nënshtrua vizitave mjekësore këtë të hënë dhe më pas do të vihet nën urdhrat e trajnerit Egbo.
Guri ka një karrierë të pasur, pasi në të shkuarën, përveç Kukësit ka veshur fanellat e Vllaznisë, Korabit, Besës dhe Kastriotit në Shqipëri.
30-veçari luaji për disa edicione me Oostenden në Belgjikë, para se të bashkohej me Istanbulsporin në Turqi. Së fundmi, Guri ishte pjesë e skuadrës Citta di Varese në Serie D, Itali.



