
Duke filluar nga ora 17:45, do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e pestë në Abissnet Superiore.
Shkodranët do të kërkojnë të reagojnë pas asaj humbje turpëruese ndaj Egnatias dhe për këtë arsye, do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Në krahun tjetër, te Kastrioti do të ishin të kënaqur edhe me një barazim, që në Shkodër do të quhej si rezultat pozitiv.
Pak minuta para ndeshjes, dy trajnerët, Mirel Josa dhe Emiljano Çela, kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Heriç, Mala, H. Marku, A. Hoxhaj.
KASTRIOTI: Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Karakaçi, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Gabriel, Greca.



