Suhel Muharemi është afrimi i radhës te Skënderbeu. Sulmuesi në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Strugës në Maqedoninë e Veriut, me të cilët fitoi edhe titullin kampion. Tashmë 21-vjeçari ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe do të vazhdojë karrierën në Korçë. Muharemi ka firmosur këtë të diel me Skënderbeun dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenovic.



