Gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke komentuar largimin e trajnerëve në Superiore, u shpreh se ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë edicion duket sikur ka hapa përpara dhe presidentët janë treguar më të duruar me trajnerët. Për sa i përket shkarkimit të Maganit nga Egnatia, ai tha se është e pakuptimtë kjo lëvizje, teksa shtoi se vetë trajneri duhet të dalë të flasë dhe të sqarojë se çfarë ndodhi.
“Duhet të themi që kemi hapa përpara, referuar sezonit të kaluar, ku ishin më të shumtë trajnerët që largoheshin në fazën e parë. Deri tani presidentët kanë duruar dhe kanë duruar shumë. Trajnerët duhet të kenë respekt për pozicionin dhe duhet ta quajnë si institucion.
Largimit të Maganit nuk di çfarë emri t’i vendos. Ai duhet të kishte dalë dhe të fliste se çfarë ndodhi që publiku ta dijë. Një ekip që largon Kukësin nga Kupa dhe është afër Europës, nuk më duket me vend shkarkimi i trajnerit.
Për Martinin ishte me konsensus nga të dyja palët. Zgjidhjen te Teuta e gjejnë brenda skuadrës, duke emëruar Renato Arapin.”, u shpreh Xhixho.



