
Paris SG pas disa ditëve spekulime ka zyrtarizuar sot si trajnerin e ri Mauricio Pochetino. Argjentinasi është prezantuar nga klubi francez nëpërmjet një video ku ai shfaqet duke realizuar një gol si futbollist me bluzën e Paris SG në sezonin 2002-2003.
Pochetino kthehet në drejtimin e një klubi një vit pas shkarkimit nga Tottenham, ndërkohë që te francezët ka marrë vendin e Tuchel.
Prej ditësh mediat kanë përfolur edhe për blerjet e reja të klubit pas nënshkrimit me Pochetino-n. I pari është Christian Eriksen, futbollisti i Interit që më herët ka qenë nën urdhrat e argjentinasit te Tottenham.
Sakaq Pochetoni kërkon edhe dy yje si Delle Ali, por edhe Hugo Lloris, ndërsa Tottenham ka deklaruar hapur se nuk do t’i shesë, por merkatos nuk i dihet kurrë.



