
Liverpooli pritet të jetë një ndër ekipet më aktivë në merkaton e verës për arsye se prej disa sezonesh është distancuar nga trofetë .
Jurgen Klopp do të mundohet të shfrytëzojë potencialin për gjetjen e elementëve cilësore, të cilët pritet të kontribojnë në ringritjen e ‘’ The Redsave ‘’ , e domosdoshme për të ardhmen.
Mbrojtja vijon të jetë një ndër repartet më difektozë të anglezëve, drejtuesit e të cilëve kanë zgjedhur si destinacion Sportingun e Lisbonës për reduktimin e kësaj problematike.
Gonçalo Inacio vijon të spikasë me portugezët dhe drejtuesit e Liverpoolit kanë përgatitur çekun prej 50 milionë eurosh për arritjen e këtij akordi.
Ishi i Borussia Dortmundit e konfirmoi në të kaluarën faktin e të qënit një ndër trainerët më të mirë të botës por konkurrenca në çdo kompeticion sa vjen dhe ashpërsohet dhe në rastin konkret i ka dhënë për të kuptuar trainerit 53 vjeçar se duhet të bëjë zgjedhjet e duhura gjatë periudhës së transferimeve për ta rikthyer historinë në favorin e Liverpoolit.
Për Gonçalo Inacion, Liverpool do të masë forcat me Paris St Germain dhe Newcastle United, një kërcënim për çdo ekip të elitës për arsye të potencialit në aspektin ekonomik.



