
Mbetja e Napolit jashtë Europës për sezonin vijues i la një shije të keqe presidentit Aurelio Di Laurentis.
Mirëpo manjati ka ditur të reagojë duke firmosur me një trainer me shumë prestigj siç është Antonio Conte.
Numri një i bardhekaltërve ia ka besuar të ardhmen ish fituesit të Scudettos me Interin, i cili tanimë ia ka vënë gishtin një lojtari që e ka impresionuar.
Javi Guerra është një ndër të përzgjedhurit e trainerit nga Lecce për mesfushën, për të cilin bardhekaltërit i pret një sfidë e vështirë me Barcelonën.
20 vjeçari spanjoll ka lënë shenjë tek Valencia gjatë dy sezoneve dhe sakrificat e bëra janë pasuar me interesin e një pretendenti cilësor, kryesisht në kampionatin italian.
Stili i lojës së Javi Guerras preferohet edhe nga traineri i ‘’ Los Cules ‘’ Hansi Flick, i cili do të synojë fitimin e trofeve të rëndësishëm në vijimësi.

‘’ Il Partenopei ‘’ shquhen si një ekip shumë ambicioz, të cilët me Antonio Conten në stol do të jenë sigurisht një rival tejet i sikletshëm.
Parashikohet një përballje me shumë emocione dhe s’përjashtohen surprizat deri në fundin e merkatos së verës.
Javi Guerra i ka qendruar besnik Valencias por historia për të mund të ndryshojë shumë shpejt duke qenë se flitet për ekipe me shumë traditë.
Në 40 sfidat e sezonit të kaluar nxënësi i Ruben Barajas rikonfirmoi se mbetet një element për tu marrë në konsideratë, i cili shënoi edhe katër gola.



