
Rinovimi i kontratës së Lautaro Martinezit në çdo sezon ka rezultuar një ndër prioritetet për drejtuesit e Interit.
Argjentinasi zhvilloi të gjashtin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe në secilin prej tyre ka rikonfirmuar cilësitë në metrat e fundit.
Italianët pas shumë tentativave më në fund e kanë arritur qëllimin dhe kanë siguruar qëndrimin për më gjatë të golashënuesit, konkretisht deri në 30 qershorin e 2029-tës.
Pas këtij hapi të suksesshëm i ashtuquajturi ‘’ Demi ‘’ është shprehur me këto fjalë:
“ Jam shumë i lumtur për arritjen deri këtu. Falenderoj tifozerinë që më ka mbështetur në çdo moment. Do të jap më të mirën për këtë fanellë dhe këtë klub ‘’ përfundoi 26 vjeçari.
Duhet kujtuar se kjo marrëveshje është shoqëruar edhe me rritjen e rrogës së Lautaro Martinezit, nga 6 në 9 milionë euro plus edhe bonuset, plotësisht e merituar duke marrë parasysh ecurinë e mrekullueshme nën drejtimin e Simone Inzaghit.
Në sezonin e kaluar kampioni në fuqi i botës me Argjentinën e ndihmoi Interin për të fituar titullin e 20-të të Serisë A, duke u shpallur gjithashtu golashënuesi më i mirë, me 26 gola.
S’duhet harruar as Superkupa e Italisë në sfidën e fituar kundër Napolit me golin e tij.
Por s’mbaron me kaq sepse Lautaro Martinez la gjurmë edhe në Kupën e Amerikës me 5 gola të shënuar duke e bërë krenar trainerin Lionel Scaloni.
Në fakt për ekipe të këtyre niveleve qëndrimi i peshave të rënda është një domosdoshmëri, sidomos pas një sezoni të suksesshëm.



