Lacazette drejt largimit

Lacazette drejt largimit

 E ardhmja e Alexandre Lacazettes është çdo ditë e më shumë larg Arsenalit.  Francezi e përfundon kontratën me ‘’ Topchinjtë ‘’ në 30 qershorin e 2022- shit dhe drejtuesit e tyre nuk kanë bërë asnjë lëvizje konkrete për të rinovuar me sulmuesin .

Një fakt që e ka përkeqësuar situatën e 30 vjeçarit në ‘’ Emirates ‘’ është se nuk është aktivizuar si titullar në asnjë nga ndeshjet në fllimin e këtij sezoni  në Premier League  dhe shijoi 90 minutat e plota vetëm në atë të kupës së ligës kundër modestëve të Wimbledon .  

Mungesa e protagonizmit e ka zhgënjyer tej mase  ishi-n e Lyonit i cili po përjeton një eksperiencë të hidhur me anglezët.  Por sipas portalit 90min ekziston një dritë shprese për Alexandre Lacazettes sepse  janë tre skuadra që  duan ta kenë pjesë të tyre  . Së pari është Lyoni. Francezët pretendojnë rikthimin e sulmuesit   në ‘’ Parc Olimpique “  për të evituar agravimin e situatës .

Gjigandët e Ligue 1 e shitën për 50 milionë euro në merkaton e 2017-tës por e kaluara e suksesshme mbetet shumë prezente dhe  duan të shëndërrohen në protagonistë në Francë pasi kanë shumë vite që ia kanë lënë stafetën Paris St Germain .

As Premier League nuk mbetet në prapavijë  sepse West Hami dhe Crystal Palace janë interesuar dhe njëra ndër to mund ta blejë për më pak se 12 milionë euro .

Humbja e pikëve tek një skuadër që ka regjistruar një ndër sezonet më të dështuara në historinë e saj ku nuk mundi të sigurojë një vend për në Europë e ka detyruar të jetë afër largimit nga ‘’ The Gunnersat ‘’ me të cilët është aktivizuar 4 sezone .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy