
Mesut Ozil, e mbyll me futbollin e luajtur. Mesfushori ka njoftuar këtë të mërkurë tërheqjen dhe ka varur këpucët në gozhdë.
Pas 17 viteve si futbollist profesionist, Ozil vendosi të largohet nga fushat e blerta në moshën 34-vjeçare.
Ozil kishte një karrierë të pasur, ku u shpall kampion Bote me Gjermaninë në vitin 2014 dhe gjithashtu ka fituar dhe trofe të rëndësishëm në rang klubesh si La Liga me Realin e Madridit në vitin 2013 dhe 4 Kupa FA me Arsenalin.



