Kristal Abazaj është pa kontratë, pasi mbylli bashkëpunimin me klubin turk të Istanbulspor dhe pritet të rikthehet në Superiore, ku në të kaluarën ka luajtur me Luftëtarin dhe Kukësin.
Sulmuesi është në bisedime me Tiranën, ku mund të zëvendësojë Xhixhën, në rast se ky i fundit largohet.
Bisedimet me Abazajn, i ka konfirmuar edhe trajneri bardheblu, Orges Shehi, i cili u shpreh se shumë shpejt do të ketë një përgjigje për këtë.
"Është e vërtetë që klubi ka negociata me Abazajn, nëse do të konkludohet apo jo, besoj se do të kemi një përgjigje të saktë pas disa ditësh duke pasur që edhe merkato ka shumë pak ditë në dispozicion", deklaroi Shehi.



