Rregulli i UEFA-s në Europian, vetëm kapitenët mund të flasin me arbitrat

Rregulli i UEFA-s në Europian, vetëm kapitenët mund të flasin me arbitrat

UEFA, ka zbuluar një rregull të ri, për Europianin, që do të mbahet në Gjermani në verë, aty ku merr pjesë edhe Shqipëria.

Të drejtën për të folur me arbitrin, do e kenë vetëm kapitenët e kombëtareve, ndërsa lojtarëve të tjerë u ndalohet.

Kështu, te kombëtarja shqiptare, me gjyqtarin mund të komunikojë vetëm Berat Gjimshiti, që mban shiritin e kapitenit.

Sipas drejtorit të arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, shpjegimi i një vendimi për të 22 lojtarët në një ndeshje është e pamundur për një arbitër dhe kjo mund të çojë në prishje të komunikimit.

Kërkohet që të gjitha skuadrat të sigurojnë që kapiteni i tyre të jetë lojtari i vetëm që flet me arbitrin. Kapitenët duhet të sigurojnë që shokët e tyre të skuadrës të mos cenojnë dhe të rrethojnë gjyqtarin, duke lejuar që të zhvillohen biseda të drejtpërdrejta në mënyrë që vendimi të transmetohet në kohën e duhur dhe me respekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy