Lorenc Trashi e ka mbyllur aventurën e tij në Kuvajt, te skuadra e Qadsia. Mbrojtësi i majtë luante aty prej 2 vitesh e gjysmë, kur u largua nga Partizani.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Trashi ka njoftuar largimin dhe tashmë është një lojtar i lirë.
30-vjeçari është një opsion i mirë për klubet e Superiores, kjo edhe për shkak se e njeh mirë kampionatin vendas.
Në ditët e ardhshme, Trashi pritet të zgjedhë edhe skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.



