
Gazetari Pano Xhixho, u shpreh se Partizani është në momentin më të vështirë për këtë sezon.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se kjo situatë e Partizanit pritej, duke parë formën e ndeshjeve të fundit. Më tej ai tha se Tirana e shfrytëzoi këtë moment dhe tashmë mban kreun e renditjes.
E kemi thënë shpesh që kampionati nuk fitohet as në fazë e parë as në të dytën. Në prill shikohet skuadra që tenton titullin. Pritej kjo, duke parë Partizanin e javëve të fundit. Tirana diti të përfitojë, ndërsa Partizani është në momentin më të vështirë të këtij kampionati. Përveç dy humbjeve, kanë edhe dy ndeshje pa shënuar.
Partizani ka aq shumë lojtarë të rinj, sa ndoshta nuk e mbajnë dot presionin e vendit të parë. Duke folur javë për javë për ta, ndoshta kanë fluturuar në një vend, që nuk u takon. Të kthehen me këmbë në tonë dhe të tentojnë gjatë kampionatit për titullin.



