Klodian Duro: Të rikthejmë Lushnjën në Superiore, Roma nuk u ndërtua për një ditë

Klodian Duro: Të rikthejmë Lushnjën në Superiore, Roma nuk u ndërtua për një ditë

Klodian Duro, u emërua si trajner i Lushnjës dhe këtë aventurë të re, e ka nisur me entuziazëm të madh.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Duro falënderon drejtuesit, që i besuan drejtimin e skuadrës, ku objektiv është ngjitja në Superiore.

Më tej ai bën edhe një ftesë, për të ndihmuar skuadrën, nga bizneset te tifozët, ndërsa shkruan se Roma nuk u ndërtua brenda një dite, por me shumë punë dita ditës.

Sezon i ri, sfidë e re, ekip i ri, objektiva të reja. Faleminderit kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa dhe zotit Taulant Balla që më besuan drejtimin e vazhdimit të këtij projekti për krijimin e një klubi profesionist dhe për të rikthyer Lushnjën atje ku i takon, në Superiore.

Ftoj të gjithë bizneset, tifozët, qytetaret dhe çunat e Lushnjës t’i bashkohen e të mbështesin këtë projekt ambicioz, që fillon nga ekipet zinxhir të fëmijëve të Akademisë e deri tek ekipi A.

Roma nuk u ndërtua për një ditë, por me shume punë dita ditës. Dhe ne të bashkuar dhe me shumë punë do ja dalim ta rikthejmë Lushnjën në Superiore për të mirën e të gjithë fëmijëve, qytetareve dhe tifozëve lushnjarë.

Nga nesër, vetëm punë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy