Paris St Germain nuk ndalet në merkato

Paris St Germain nuk ndalet në merkato

 Javët e fundit të sezonit do ti paraprijnë një merkatoje shumë të nxehtë dhe të mbushur me surpriza.

Një nga protagonistët e padiskutueshëm të saj do të jetë Paris St Germain , ekip i ndërtuar për të fituar çdo trofe por fatkeqësisht në sezonet e fundit i ka shpëtuar Champions Leagues. 

Sipas ‘ Le Parizien ‘ , objektivat kryesorë janë Paul Pogba dhe Aurelien Tchouameni por drejtuesit e kanë të qartë se për firmosjen me këto dy komponentë do të jetë shumë e vështirë sidomos me yllin e Monacos për të cilin monegaskët me siguri do të kërkojnë një shifër të majme. 

Në këtë histori është përfshirë edhe Real Madridi , Chelsea dhe Liverpooli dhe sigurisht ia vështirësojnë rrugën  ‘’ Les Pariziens ‘’ për të transferuar 22 vjeçarin në ‘’ Parque de Prince ‘’. 

Sipas të përditshmes vendase ‘ Le Parizien ‘ , kryeqytetasit po analizojnë dy kandidatë për mesfushën . I pari është Khepren Thuram , djali i legjendës Lilian Thuram dhe gjithashtu Seko Fofana, të cilit akoma nuk i ka ardhur momenti për të përfaqësuar një klub të famshëm.

Mirëpo lista e gjatë përmban edhe emrat e Sergej Milinkovic Savic dhe Nicolo Barrellas , lojtarë shumë cilësorë respektivisht tek Interi dhe Lazio.

Duhet theksuar se gjithçka sapo ka filluar për kuq e blutë të cilët nuk mendojnë të dorëzohen deri sa ta vënë emrin në librin e fituesve të Champions Leagues pasi në Ligue 1 as që diskutohen prej vitesh tashmë pavarësisht se në sezonin e kaluar Lille bëri surprizën  në Francë.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy