Aldo Teqja është largimi i radhës nga Partizani. Klubi i kuq, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me portierin. 28-vjeçari luajti i huazuar në sezonin e fundit te Bylis, ku ishte titullar i padiskutueshëm dhe u kthye te Partizani, por këta të fundit kanë vendosur të mbyllin bashkëpunim. Një nga arsyet, mund të ketë qenë edhe aktivizimi, me portierin që nuk do e kishte të sigurt vendin tek të kuqtë, duke parë afrimet e fundit në merkato. “Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Aldo Teqja. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Faleminderit Aldo Teqja që ishe pjesë e familjes së kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive.”, shkruan klubi.



