
Kombëtarja shqiptare, ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, para miqësores me Bullgarinë.
Sipas FSHF, trajneri Silvinjo ka provuar vendosje të ndryshme në fushë, ndërsa është punuar edhe me goditjet në portë.
Për fat të mirë, nuk ka dëmtime dhe të gjithë lojtarët janë në formën e tyre optimale.
Shqipëria do të luajë të martën miqësoren me Bullgarinë, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në ora 18:00.
Kjo është ndeshja e dytë e Kombëtares kuqezi për muajin tetor, pas sfidës zyrtare të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Çekisë, që u luajt më 12 tetor po në “Air Albania” dhe përfundoi me fitoren 3-0 të Shqipërisë.



