
Të qënit një lider tek Tottenham Hotspuri e ka ndihmuar Cuti Romeron për ta zgjeruar listën e pretendentëve.
Për argjentinasin Manchester United ka shfaqur interes dhe drejtuesit nuk kanë humbur aspak kohë duke e bërë tashmë ofertën.
Flitet për një shifër rreth 65 milionë euro për ta bindur Daniel Levy-n, çka reflekton seriozitetin e 20 herë fituesve të Premier Leagues.
28 vjeçarit mund ti ndryshojë totalisht karriera nëse vendos të kalojë në ‘’ Old Trafford ‘’, si në aspektin sportiv dhe pa diskutim në atë ekonomik.
Sakrificat e bëra tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ janë evidente, të cilët shpëtuan nga rënia në Championship sezonin e shkuar.
Situata jo komode detyron jo vetëm Cuti Romeron por edhe çdo komponent tjetër ta mendojë seriozisht të ardhmen larg ‘’ White Hart Lanes ‘’.
Ishi i Genoas është një vlerë e shtuar në prapavijë dhe pikërisht ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ i nevojiten elementë që bëjnë diferencën.
Nga ana tjetër, ish nënkampionëve të Champions Leagues largimi i Cuti Romeros do ti jepte shansin të përforconin arkat, për të nisur më pas ofensivën gjatë merkatos së verës, një periudhë determinante për secilin ekip.



