
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij triumfoi minimalisht ndaj Tiranës.
Deliallisi deklaroi se skuadra e tij kishte fatin me vete në këtë përballje, ndërsa shtoi se për vuajtjet e treguara, e meritonin fitoren.
Dua të kërkoj ndjesë për mosdaljen time në javën e parë, pasi kisha probleme shëndetësore.
Ishte një ndeshje përgjegjësie dhe karakteri. Na duheshin shumë pikët, për moralin. Punuam për moralin gjatë javës. Dhamë gjithçka nga vetja. Kundërshtari na vuri shumë në vështirësi, vuajtëm shumë për të marrë pikët.
Mendoj se sot kishim edhe fatin me vete, ndryshe nga ndeshjet e kaluar. Djemtë e merituan fitoren. Sot nuk kërkoja lojën e bukur, por doja pikët me çdo kusht. U munduam të jemi cinikë. Kishim edhe fatin me vete, por mendoj se e merituam fitoren.



